| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Zogjte E premte, 22-06-2007, 08:00pm (GMT) Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare... Te munduar nga fati, qe kurre s'na ndriti me pengun e ikjes lemsh ne fyt te lame Shqiperi morem arratine mes eres qe kujiste, detit me stuhi. (Sa here na i perpine endrrat, poshte, vorbullat ne thellesi...!) Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?! Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti... Me vret syte shkelqimi larg vendit tim, Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin... Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi, qyetit pa nate, udheve pa mbarim, te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi keto qytete te ftohta, me qiej te zymte! Atje te ti, mbi Adriatik e Jon te magjishme netet, praruar me yj! Ne largesi pertej shquaj karvane zogjsh shtegtare, mbi re, lus Zotin te vije pranvera porsa te mberijne atje! Pse parndjej zhgenjim ne shpirt mos te eshte ftohur dashuria ne gji rrenuar ura mes nesh perjete jemi ndre, Shqiperi?! Zoti mos e dhente, se ky mall ma shkallmon kraharorin pa pushim dashuria me e pamate u beka kur kapercen largesi pa kufij! Druhem, qiejve mos mbes, para se aty te mberrij...! Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet nena kerrusur, ati ne varr prehet me kryet perkundruall qiejve atje ku zogjte ngahere kthehen! Nje grusht dhe...heshtje... Rane ne paqe shpirtrat e te pareve u krye amaneti, mbetur pezull si peng ne jeten e te gjalleve! Shtati u tret, ne dhe te vet! * Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne nga udhe e gjate, padurimi ne fluturim ngrijne. Dhe tek i sheh atje lart ne kthimin prej se largu s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire ne vdekje krahehapur! Los Angeles, Shkurt 2001 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||