| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Requiem per nje mik E premte, 22-06-2007, 08:06pm (GMT) Teodor Kekos
Jo, nuk do ta pijme me dot Nje gote ne bar Evropa, Teodor Kjo fundvere ngrice ma beri zemren Dhe nje bosh me la ne kraharor…! Si do te gdhije kjo nate pa ty Hene e plote ndrin dhe yjet bien Nga lartesite e pertejme ku te pret Me porta te hapura qielli?! Ti u nise, ike…pas na le… Ke mberritur sakaq, do te desha ta di Shpirti yt endet neper parajsa A ne ferrin e asgjese pambarim?! “Jo, mik, thua ti, koha s’ka kuptim S’do m’i numeroje vitet me kursim Jeta si Gobsek nje per nje… Nje mije vjet, nje çast jane tani” Paqe paç ngahere, atje ne qiell Lus Zotin kete nate gushti Ai vete qysh sonte per ty Si nje mik goten do ta mbushe… Vetmi ti s’ke me…une ndjej vetmi Ne s’te harrojme, nje dite do te vijme Ne baret qiellore, si dikur mbi dhe Netet e pafundesise t’i gdhijme…! Bohem, hokatar i trishtuar Mendjemprehte, poet shpirtfisnik Dashnor i detit, thellesise… Faustian e prape donkishotik! Jo çdo kush si ti i deshi zogjte, femijet Ndaj shkelqimi kurre ne sy s’tu fik Te gjithe mik te kishim ne kete jete Vetem vdekjen kishe ti armik…! Neteve te vona, ne vetmine time Tok me heshtjen do te te kujtoj ty Ne çdo skaj te kesaj jete, ku le veten Teodor, i shtrenjti, miku im…! gusht 2002 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||