Pija që deh
E premte, 22-06-2007, 08:07pm (GMT)
I thashë zemrës, je në risk Kur kaq fort ti rreh! Pse të trembem, thotë zemra Ndjenjat pse t'i fsheh...?!
Sa pandehma, iluzione Gracka fati ngreh?! Zemra ime, dashuria Është "pije" që deh...!
Me shigjeta helmatuese Të godet e ti s'sheh Le të gjuajnë, gufon zemra S'më vdes ai helm...!
Dhimbjen kur unë thellë ndjej Botës pse t'ia fsheh Çfarë më shumë se dashuria Na merr mendtë, na deh!
|