| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Timo Flloko E premte, 22-06-2007, 08:12pm (GMT)
Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||