Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 17-05-2008, 07:27am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
 » Teodor Keko
 » Thani Naqo
 » Timo Flloko
 » Trifon Xhagjika
 » Tasim Aliaj
 » Terenc Toçi
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët T-TH » Trifon Xhagjika
 
Ndergjegje me katrore te zeza
E premte, 22-06-2007, 06:54pm (GMT)

Natë!

Pamë shkruaj ti vetë.

Ngjyra tënde është e zezë!

(Nuk kam të zezë se errësira tënde)

Natë!

Pamë shkruaj pra vetë

në letrën time

(Letra ime është e bardhë.

Si ndërgjegjja e njerëzve

me katrorë të zeza përreth.)

Ulu, pra pranë tavolinës,

të të marrë dreqi, të të marrë!

Skico në të zeza

Fytyra,

fytyra,

të njerëzve të vrarë në vend!

Kurse unë do të thërras:

O natë hyjnore!

Shkruaj në letrën time

për njerëzit çnjerëzore!…

(Letra ime është e bardhë,

ngjyra tënde është e zezë.)

Ulu, pra, shpejt

pranë tavolinës

dhe shkruaj

për fëmijët qena bij qenash!

Shkruaj!

Kurse unë

me zërin tim,

do të thërras,

aq do të thërras,

sa qielli të copëtohet:

“Nuk mund të shkruaj më,

Pena mu thye në 1958”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Jam une (22-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]