| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ndergjegje me katrore te zeza E premte, 22-06-2007, 06:54pm (GMT) Natë! Pamë shkruaj ti vetë. Ngjyra tënde është e zezë! (Nuk kam të zezë se errësira tënde) Natë! Pamë shkruaj pra vetë në letrën time (Letra ime është e bardhë. Si ndërgjegjja e njerëzve me katrorë të zeza përreth.) Ulu, pra pranë tavolinës, të të marrë dreqi, të të marrë! Skico në të zeza Fytyra, fytyra, të njerëzve të vrarë në vend! Kurse unë do të thërras: O natë hyjnore! Shkruaj në letrën time për njerëzit çnjerëzore!… (Letra ime është e bardhë, ngjyra tënde është e zezë.) Ulu, pra, shpejt pranë tavolinës dhe shkruaj për fëmijët qena bij qenash! Shkruaj! Kurse unë me zërin tim, do të thërras, aq do të thërras, sa qielli të copëtohet: “Nuk mund të shkruaj më, Pena mu thye në 1958”. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||