Ëndërra
E premte, 22-06-2007, 09:24pm (GMT)
Të jetosh Do të thotë të ëndërrosh. Gjithë jetën ëndërrova, Jetova. Të jetosh ëndërrat Është parajsë. Parajsa s’është në botën e të gjallëve. Si të bëj t’a jetoj ëndërrën, Që prej netësh s’shqitet? Më duhet Nga bota të hiqem…!
Pra, Po nisem për parajsë Me gjysmë ëndrrën time. Gjysmën tjetër e ke ti. Eja, Ruaje rrugës. Mos i shkakto dhimbje.
|