Kundërshtim
E premte, 22-06-2007, 09:28pm (GMT)
Duke thithur fort cigaren e sapondezur më pyete: E di si është dashuria? Unë pres të dëgjoj një nga dhjetëra krahasimet të mençura apo bajate. “Si kjo cigare e thithur me pasion, që, sapo takon filtrin, shuhet pushon. Dhe për të shmangur erën e keqe të tyre, amvisat i flakin në kosh”! Unë shoh në take-tuke, disa bishta të shtypura, cigare të pambaruara... pa zjarr, bosh! E trembur përsëris ritin e amvisave, duke i flakur në plehra. Cigaren nga goja t’a shkul, të pambaruar e hedh nga dera! Më sheh turbull si përmes xhamit. Unë, kërkoj të mësoj, ditën ndërkobëtare të luftës kundër duhanit...!
|