Letër nënës
E premte, 22-06-2007, 09:29pm (GMT)
O nënë! Nuk u ngopa kurrë me ty. Fëmijë Mbaj mend tek të pyesja Pse s’qëndroje më gjatë më mua. Dhimshëm, Gjithnjë përgjigjeshe; Kam punë! Dhe për pak çaste, (oh, ato çaste) më lëkundje mbi gjunjë. O nënë! S’u ngope kurrë me mua. Larg dheut tënd, Timit, Fati më hodhi. Tani, që kohë ke boll, S’jam unë! Kështu pse ndodhi...?! Po e mbyll letrën. Është vonë. Punët presin radhë... E pastaj? Le të presin. Tët mbesë tani, do t’i tregoj një përrallë...!
|