Matura ‘97
E premte, 22-06-2007, 09:30pm (GMT)
Në një kodër, Nën një dëllinjë Kam varrin. Më vranë se desha të bëhesha kurbetçi. Askush varrin nuk ma di! Te tjerë kalojnë e më shkelin sipër. S’u mbaj mëri. Si unë, Kurbetçinjë, Maturmbaruar. Varrin s’ma di njeri..! Mësova, Fundjavës do mblidhet për kujtim Matura ime ‘nëntëdhjetë e shtatë. E di. Dy sy përmallshëm do të më kërkojnë Dhe në paçin dikë në krah, Në çdo cep do shkojnë e vijnë. Unë jam këtu, Nën dëllinjë... Këtu, në kodrën e lartë. Matura ime ‘nëntëdhjetë e shtatë...!
|