Vendi i bekuar
E premte, 22-06-2007, 09:31pm (GMT)
“Vend i bekuar është ai, që nuk ka nevojë për heronj!” B.Breht. Pardje TV-ja na e enjti kokën mbi martesën E princeshës Elvirë. Fustani nusëror kishte kushtuar “kaq”. Torta tetëkatëshe “aq”! Dje Gazetat na i nxorrën sytë Me pikëllimin dashamirës të aktorit të njohur Xhon Hopranc, Që nën ulërimën e fansave Nuk mund të jepte dot autografe. (Kishte thyer dorën e djathtë gjatë xhirimit). Sot, Na çanë kokën Me topmodelen e famshe Mari Stratford Që në kushte eksperimentale Me gene mashkullore të paidentifikuara (mbase me cilësinë e mosprishjes së linjave të saj) lindi një foshnjë të shëndetshme tre kilogram e gjashtëqendepesëdhjetë gram. T’i rrojë!
O Zot i madh! Ku janë heronjtë e vërtetë? Zoti u kollit dhe më foli me bubullimën e qiejve “Vetëm unë jam heroi i vërtet”!
Sa larg je o vend i bekuar, Medet!
|