Varfëria
E premte, 22-06-2007, 09:32pm (GMT)
Tërë jetën e varfër mbeta Shumë gjëra që aq shumë i desha S’i arrita dot. E lodhur rrugës së shpresës Ndalova pak të pushoj. Paqe bëra me fatin. E varfër mbeta. Kërkova të shijoj kënaqësinë e të arriturave. Kështu I telefonova Almirës Ish shoqes sime për kokë. Kaq vite pa u parë Një oaz malli n’a mbyti Herë me shkrepje gazi, Ndokund me një pikë lot. U pyetëm, U përgjigjëm, Në vite ç’kishim bërë. Mësova se jetonte mjaft mirë. Kishte bërë dhe karrierë. Ti? Kureshtoi dhe më hodhi bebëzat zare. Oh! i them. E varfër mbeta. Me shpresën paksa jam ndarë. Dhe qesha kaq hareshëm, Si t’i tregoja gënjeshtrën-shaka, Më të pabesueshme në botë. Ajo tërhoqi zaret dhe i mbyti në gotë. Almira S’kishte varfërinë time. Almira Me shpresën përgjithnjë ishte ndarë...
|