Mbetje
E premte, 22-06-2007, 09:35pm (GMT)
Tërë jetën m’u kujdes një zanë Që s’më tha kurrë të mos rrëzohem. Rrëzimi Avitej me kurorën e yjeve E më zgjaste dorën.
Kështu shpresova Kur Hermesi më goditi me të tijën shigjetë. Dhe unë, Mes mundimit të kotë U përpoqa t’a heq.
Mbeta rrëzuar Në pritje, e ngrirë. Nuk pashë asgjëkundi dorë të shtrirë...!
|