Pragvitit të ri
E premte, 22-06-2007, 09:38pm (GMT)
U shtuan babagjyshët e Vitit të Ri Me uniformën bardhë e kuq. I gjen dyqaneve, Festime fundvitesh, Kudo në rrugë. Dhurata tek shpërndajnë.
Fëmijë kur isha Dhe besoja ende tek ai, Vetëm një babagjysh njihja I cili, çuditërisht Vinte gjithnjë Kur im atë s’ishte në shtëpi. Dhuratën të më sillte.
Kur mësova Se gëzimsjellësi i madh S’ishte, veç babai. Përjetova “tradhëti”. Oh, ç’zhgënjim i tmerrshëm fëmije Të tërën më kaplloi. Lodra s’vinte nga Viti i Ri...!
Që atëhere, Sa herë marr dhurata në jetë. Mësova të njoh Kush është dërguesi i vërtetë...!
|