Bora
E premte, 22-06-2007, 09:39pm (GMT)
Në vendet ku bie rrallë borë S’ka nevojë Të funksionojnë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, E gjithfarësh. Për pak kohë.
Ajo i barazon të gjithë. Lagje të pasura E të varfëra. Si uniformë nxënësish në shkolla.
“Për pak kohë, njerëzit harrojnë telashet. Mesazhe paqeje i japin njeri-tjetrit me buzëqeshje tek drojtshëm borën shkelin.
Por, Sapo fillon të shkrijë Dhe konture objektesh zbulohen Pak nga pak. Shoqëria fillon funksionimin Me organizata E gjithfarë..!
|