Sozitë
E premte, 22-06-2007, 09:41pm (GMT)
S’e ç’mu tek E u futa tek ky dyqan luksoz Fustan për të blerë. Çmimet m’a nxehën skalpin e kokës. Nga turpi, thashë, Të provoj diçka E më pas të dal në derë. Çuditshëm. Vura re katër pasqyra në kthinën e provës Tek i përcillnin njëra-tjetrës Sozitë e mia Si një personaliteti të njohur. M’u kujtuan Dhjetëra politikanë, Artistë, Që në mungesë të tyre sozitë lëshonin, Dhe turma i brohoriste Me lehtësinë e parave kallp tek përdornin. Dola jashtë me arsyen e kotë Se’’fustani mirë s’më rri’’! Hyra në një tjetër Të thjeshtë Me një pasqyrë, Dhe asnjë sozi...!
|