Paraja
E premte, 22-06-2007, 09:42pm (GMT)
Mendohem Se cili blerës e kishte paranë Që mbaj unë në dorë Para se shitësi të m’a jepte si kusur, Dhe ç’tjetër njeri e pati përdorur, Përse, Ku, Kur...? Zinxhirë të pafund hamendjesh thur. Në prekje parash mund të takohen Presidenti i Amerikës me një rrjepacak. Një diktator, Një demokrat, Apo një qejfprishur pa hesap. Hyn e del kjo kartëmonedhë Në çdo xhep e çdo shtëpi Ngre dhe shuan luftra varg, Pa racizëm, Pa kombësi...!
|