Zemra
E premte, 22-06-2007, 09:46pm (GMT)
Une zemrën s’ia hapa kujt deri në fund, kurrë! Veç majën e ajsbergut të tjerët në të panë. Femrat zgjatin kokat nën ujë, thjesht për kureshti. Dhe meshkujt,e di, të trembur prej dramash të akullta, sapo t’i nuhasin, do t’ia mbathin me të katra. Unë zemrën kurrë, s’ia hapa deri në fund askujt! I ngjeva muret e saj në arin e diellit dhe argjendin e yjeve. Ia ndjeja gulçimet e papërmbajtura tek thithnin llavën e dritës, e natën shlodhej nën qiellin e pikuar shtrirë në shtratin e pyjeve. Ujra të pastra e të pista derdhën të tjerët në zemrën time të brishtë. E ruajtën dielli dhe yjet, askush, asgjë, të mos prishë...!
|