Kthimi që nuk kryhet
E merkure, 27-02-2008, 08:42pm (GMT)
Një kthim që nuk arriti të kryhet Dergjet në sytë e qenit të plakur. Strehet e zgjatura mbi rrugë Pikojnë në qafën e të panjohurit Limfën e një ëndrre të sëmurë.
Gjinjtë e fryrë të gruas Me njollë të zezë në mes.
Ëndrrat e ndryme në arkivol nuk ka se kush t’i varrosë. Në sytë e qenit të plakur Hija e të zotit shuhet ngadalë...
|