Letërsia Shqiptare

Si një borxh
E merkure, 27-02-2008, 08:43pm (GMT)

E jetove jetën si një borxh,
Zemra si një gungë
Lëngon në dhimbjen e vet

I pa u hutuar nga asgjë,
as nga vështrimi I ëmbël
i drenushave,
e as nga fustanet ngjyrë pjeshke
Të shoqërueseve të nuseve.
 
E di,
njerëzit nuk vijnë shumë shpejt natën,
ndodh që errësira I vonon
por atë çfarë kam dëgjuar rastësisht
Përmes veshëve si guackë deti
I kam gjetur kode,
Që të dish të qash
E të besosh me lehtë
Se,
tre herë ndodh historia…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.