Letërsia Shqiptare

Qyteti i pacipë
E merkure, 27-02-2008, 08:49pm (GMT)

Me dritën e butë pas perdeve
sinjalet e kuq ndizen gjatë,
dhe nëntori mashtron sikur të jetë prill.
Muzgu, kafshë e vetmuar, tkurret qosheve
dhe era e mbrëmjes rrudhos
hijet e barërave.
Qyteti i pacipë
Pa shtigje të gjelbërta,
shetit qenin në të njëjtin park.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.