| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Askush, nuk di asgjë, për askënd… E merkure, 27-02-2008, 08:49pm (GMT) Shkrepja e aparatit,
Një lëvizje e prerë E fiksuar mbi buzëqeshjen rrokopujë, E ngjisur në epshin e papenduar. Pas shpinës së mystë, lërkurës së verdhë e të trishtueshme gruas i përkiste gjithçka, Edhe rikthimi në virgjëreshë. Ndjehet kaq fillikat Saqë nga trupi nxjerr edhe të mirën, edhe të keqen, të dyja njëherësh se është bërë grua e vërtetë, me emër e me mbiemër. Gjunjët e ngritur nëpër kofshë I rrëshqasin në gjeografinë e trupit Duke I marrë kthesat rreth cakut të hollë, Aty ku një lot pati dalë. Dhe dikush ankohet për kupën e zotit që e piu përjetë, I braktisur nga miqtë qeflinj Për shkak të cipës së hollë të kënaqësisë, ku gruaja ndjen thumbimin tallës në shpinë e sigurtë, se askush nuk di asgjë Për askënd... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||