Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 05:30am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Vasil Premçi
 
PROFECIA
E merkure, 30-01-2008, 06:30pm (GMT)

Nga  Vasil Premçi
                  
-tregim-
 
Telefonata e papritur e gjyshes, nga një fshat i largët në jug të vendit, për të më dorëzuar  diçka të vyer,   e shoqëruar me sqarimin  ogurzi, -përpara se të kem mbyllur sytë, - si të gjendej mbi një fushë të minuar dhe priste orë e çat t’i shpërthente nën këmbë një minë vdekjeprurëse, - kishte mjaftuar në vendimin tim për t’u gjendur sa më shpejt pranë saj.  Nuk  di të them me siguri, sa ndikuan për të ndërmarrë atë udhëtim edhe meditimet e Jorgos Luis Borges-it, të cilin po e lexoja ato ditë, mbi  nocionin e kohës dhe përjetimeve të njeriut ndaj saj, në formë ankthi, që rrjedh në mënyrë të mistershme...
Kështu, mezi prisja t’i jepja fund trazimeve të përrenjve të rrëmbyer  filozofikë të Jorgos Borges-it, që citonte thënien e Heraklitit: “Askush nuk zbret dy herë përgjatë të njëjtit lumë”, në kuptimin se, as nuk janë më ato ujëra, por edhe unë nuk jam më ai i dikurshmi dhe, thesarit të vyer, që do të më dorëzohej nga gjyshja, të cilën, nuk e di përse, fantazia ime e ndezur e sendërzonte me një shumë floriri, të fshehur  prej kohësh që nuk mbahen mend, në ndonjë arkë të vjetër të shtëpisë...
  Në këtë rastësi, nuk kishte simbol më kuptimplotë, mbi nocionin e kohës, për të cilën shkruante Borges-si, për të tashmen, e cila nuk egziston pa të shkuarën dhe të ardhmen, se sa figura e gjyshes sime, që lidhte për bukuri, si me një fill të artë, të tria ato sëbashku.
Më duhet ta pranoj, se në  mbretërinë mbytëse të zhegut  të asaj vere në Tiranë, ajo telefonatë, më kishte zenë në befasi, si të  vinte nga një planet tjetër. U ndjeva fajtor deri në rrënjë të flokëve,  kur  shkova nëpër mend jetën time, si në një pasqyrë.  Më erdhi turp që e kisha braktisur gjyshen time të dashur në një skutë të humbur të kujtesës!  Dhe, siç ndodh përherë në të tilla raste, dhjetëra kujtime  nisën të më fshikullonin ndërgjegjen pa mëshirë …
Vorbulla e jetës, si një  gjeratore e rrëmbyer  lumi, që copton pak e nga pak shkëmbin e  bregut të tij, e kishte  mënjanuar  prej kohësh  gjyshen time, si me dorë  nga kujtesa  jonë. Por,- bluaja   vetë me vete me një mllef të brendshëm,- edhe ajo nuk ishte pa faj…  Mbaj mend,  se pasi  i kaloi   të nëntëdhjetat,  nuk i tregonte më vitet e  jetës dhe kështu, me kalimin e kohës, askush nuk mund të dinte me saktësi moshën e saj. Pra, ishim pajtuar, në mund të them kështu,  me dëshirën e saj për t’u vetëharruar, e ngjashme kjo, si dy pika ujë, me njëlloj vetgroposje, apo vetvarrim. Me një sinqeritet fëminor, i ankohej kujtdo  për  padrejtësinë e Zotit,  që  nuk po e merrte pranë.
Mirë t’i bëhet! - flisnin me  keqdashje gojët e liga, si për të ndëshkuar krenarinë  e saj të padëgjuar, të shoqëruar edhe me diçka  fyese.
Dhe ja tani, ajo telefonatë  mistererioze, si të vinte drejt e nga varri!
-Nisu menjëherë, - këmbënguli im shoqe, -nënokja e gjorë  është aq e vjetër sa askush  nuk e di  kur mund të ndodhë  e  keqja…
 Po udhëtoja drejt fshatit të gjyshes, me mendimet ujem…
Florinjtë,- ky të ishte amaneti i saj i fundit? Sa mund të ishin ato?! Apo ndonjë problem tjetër?!
?!
Kështu, pas një rruge të gjatë, i mbërthyer  si në një morsetë nga mendimet, po çapitesha drejt shtëpisë së saj.
Çfarë kuptimi kishte ngutja e saj?! Por, a nuk kanë pleqtë kurdoherë ca teka e kapriçio të pashpjegueshme  fëminore?!
Duro dhe pak, -i jepja zemër vetes, - shpejt do të mësosh gjithçka!
           Drita e ditës po mekej duke ia lënë vëndin një mbrëmjeje të  qetë. Anë e kend dëgjoheshin vetëm tingujt  e gëzuara të zileve dhe blegërimat e bagëtive që ktheheshin nga kullotat, diku  fare pranë,  të forta e plot gjallëri, diku më larg,  si ca jehona të largëta. Nëpër rrugicat me kalldrem, që përndahen në fshat si ato damarët në dorën e njeriut, tufat e bagëtive  nguteshin të futeshin në ahure. Ndonjë qen i vetmuar që ndiqte kopenë, lehte  nga pas plot zell.
Nga rruga në mes të fshatit, u duk shtëpia njëkatëshe e gjyshit  e rrethuar nga gjelbërimi i pemëve, me verandën ku ai gjerbte kafenë mëngjeseve dhe mbremjeve, duke soditur prej andej rrugën e fshatit.  Në të djathtë të saj, tani me siguri gumëzhinin kosheret nga  bletët që ktheheshin nga kullota. Sakaq më vetoi në kokë se gjyshi nuk rronte më. Mu mblodh në grykë një lëmsh i hidhur. Pa e ditur as vetë përse, copëza nga e kaluara mu shfaqën para syve me një forcë e ngjyrim të çudtishmëm, sikur të kishin ndodhur dje…
…Pas kapitullimit të Italisë fashiste gjyshi  kishte strehuar për më shumë se dy vite, tre ushtarë italianë, njeri prej të cilëve, me emrin Xhovani, kishte mbetur deri pas çlirimit të vendit. Gjyshja, (shkaku i udhëtimit tim),  i kërkonte të punonte tokën si të gjithë pjestarët e tjerë të familjes. Xhovani këmbëngulte si mushka dhe nuk pranonte.  I ankohej asaj me një shqipe shatra-patra e gjysmake,  me  duart e vëna mbi  kokë, si të kishte mbërritur dita e qametit:
-No sinjora…ha buk e dhemb koka! Uuuuuu! Buuum! Buuum! Dhemb koka…Oh, mama mia! Guerra tremenda! (Luftë e tmerrshme! It.)
Më vonë, u bë e qartë për të gjithë se Xhovani,  kishte qenë artiljer dhe ishte shurdhuar nga shpërthimi i predhave.
Pas  riatdhesimit në Itali, në shtëpinë e gjyshit mbërriti dhe një letër, me sa dukej, nga e shoqja dhe fëmijët e tij, nëpërmjet së cilës ata falenderonin familjen e gjyshit “…për strehimin dhe ndihmën e dhenë për bashkëshortin  dhe babain tonë  të dashur…” Më tej letra vijonte:”…Ju njoftojmë  me pikëllim të thellë vdekjen e tij tragjike nga një makinë  që e shtypi  në rrugë…”
Pastaj në kujtesë më feksi vëllai i gjyshes, dajua i nënës, komisar i çetës partizane të krahinës.
Në fshat, flitej se gjyshi e kishte pasur grurë si me partizanët, ashtu edhe me gjermanët.
Shkakun e miqësisë me partizanët e kuptoja fare mirë, por atë me gjermanët nuk mund ta merrja dot kurrë me mend.
Një mbrëmje të vitit 1944, çeta partizane kishte pushuar në shtëpinë e gjyshit dhe, pas  mjekimit të të plagosurve, ishte larguar  në agim drejt maleve. Pa kaluar disa orë, në fshat  ia behu papritur një repart ndëshkimor gjerman.
Shtëpia e gjyshit iu nënshtrua një  kontrolli të rreptë. Gjyshin e lidhën në oborr, pas  hurit  të mullarit, me barin e të cilit  ushqenin  në dimër lopën bars. Gjermanët dyshonin për fshehjen  e ndonjë  partizani të plagosur, por nuk gjetën asnjë gjurmë.
-Feuer! (T’i vihet zjarri! gjermanisht)- urdhëroi me të rreptë i  dhe irnosur në fytyrë kapiteni SS Otto Braumer. Fëmijët dhe gjyshja qanin me ulërima sa të këpusnin shpirtin. Por, në fytyrën   e kapitenit  nazist, si në një statujë prej bronzi, nuk lëvizte asnjë muskul.
Ushtarët nazistë nisën të spërkasin me benzinë plotë zell e shkathtësi, shtëpinë e gjyshit. Në oborr, qeni i shtëpisë, verdhashi, ulërinte si i tërbuar dhe mend shqyente zinxhirin. I bezdisur nga të lehurat e tij, kapiteni Otto Braumer  e hoqi shpejt qafe atë, me një të shtënë  pistolete në kokë, duke e lënë top në vend, pa frymë. Befas ndodhi një çudi. Një ushtar, iu afrua me ngut kapitenit duke shfletuar nëpër duar një libër,  faqet e të cilit i shihte me habi.
Edhe kapiteni gjerman nisi ta kthejë librin nëpër duar mbarë e prapë. Krejt papritur, si me prekjen e një shkopi magjik, tiparet e fytyrës së tij nisën të zbuten, si një top dëbore nga rrezet e forta të diellit. Me librin në duar ai iu drejtua gjyshit që mendonte se po jetonte çastet e fundit të jetës:
-Wem gehört dieses Buch? (I kujt është ky libër? gjermanisht)
-Bien sur ç'est le miene, monsieur. (Sigurisht i imi, zotëri. frengjisht) - iu përgjigj gjyshi.
  -Oh, Vous comprenais françai? Mais vous avez acheté ou?! (Oh, dini frëngjisht? Po, ku e keni blerë atë? frengjisht)
  -Pendant mon travaille dans les mines en Francë. (Kur punoja në minierë në Francë! frengjisht)
 -Oh, mein Got, -pëshpëriti Kapiteni Otto Brumer me emfazëm, - Voyez, jusque ici ç'est arrivez le gloire de notre grand Goete? (Oh, Zoti im, deri këtu paska mbërritur fama e Getes sonë të madh! frengjisht). Pastaj, kokë-ulur, si t’i duhej të shtynte një vagon të rëndë  urdhëroi të mos digjej shtëpia  dhe ai, libri i Gëtes së Madh…


*  *  *

Kur mbërrita në shtëpinë e gjyshes, pas përqafimeve të rastit, duke shkundur nga vetja një farë përgjumje që i mbulonte fytyrën si një napë e përzishme, ajo u përkul mbi sëndukun e vjetër në të cilin  nisi  të rrëmojë  një copë herë brenda tij.
 Erdhi çasti i zbulimit të enigmës! -mërmërita me vete  duke ndjekur tërë sy e veshë  lëvizjet e duarve të saj.
Kishte një trazim të dhimbshëm në vështrimin e saj. Duke dihatur rëndë-rëndë nga lodhja, ajo nxorri ngadalë, me duart që i dridheshin një libër të vjetër dhe të zverdhur nga koha. Plot kureshtje, i hodha një sy kopertinës: “J.V.Goete. Les tortures de jeune garçon Verter. (J.V.Gete. Vuajtjet e djaloshit Verter.” frengjisht) 
Tani të gjitha enigmat në trurin tim të nxehur u terratisën. Ishte  libri që kishte blerë gjyshi në Francë, kur punonte në minierat e Sent-Etienit. Ai libër që  kishte patur forcën dhe magjinë të ndalonte dorën kriminele të  kapitenit  nazist Otto Braumer.
-Merre bir, - mu drejtua ajo me një vështrim të menduar - ky libër shpëtoi dikur  shtëpinë tonë nga djegia. Me siguri,  libri do të jetë ai që do të shpëtojë  botën nga e keqja!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Fluturo, miku im, lejlek, fluturo! (22-12-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]