Ne ishullin e Amshimit
E premte, 22-06-2007, 11:28pm (GMT)
Ne zemren tende zgjodhe humbjen me te thjeshte zgjodhe tundimin e zemres se mposhtur syte mjergullohen nga denesja e frikeshme e vetmise
vuajtja sonte shnderrohet ne vetflijim mbi bajoneta e syte shikojne dhembshem rreze takimi
prapa perdes se zeze te nates pa hene shikimet mbi liqe takohen
syte e zene ne dashuri djers te ftohta nxoren nga sarkofagu i te helmuarve
paguri i porosise udhetoj tridhjete e tri vjet mbi detin e terbuar prapa gjurmeve te ketij vargu
e mbi zallin e boshatisur unaza e keputur nga urrejtja
mendja e turbuluar nga sy te shemtuar
britma dhe klithma shigjeta helmi shpuan trupin e vrimuan fatin e lumturise-fatzise qe bie mbi liqenin e syve akull
cili eshte simboli triumfit
nga dere e hapur e qiellit vijne sybukurat e ketij shekulli me trupat e tyre te kalter te zgjojne ne ishullin e shtate
sy me sy te shikojne sy me sy zemren ta coptojne
dhe me krahet e mendafshet ballin ta freskojne
ne mes territ e mllefit kam pi djersen blu te kupes se harreses
kur hapa syte e kesaj bote o mbeshtolla rreth territ e ferrit
ne cilen nate po hyj me kete zjarr te pashuar me tha udherrefyesi i dashurise dhe iku ne fronin e amshimit...
|