Nëpër Gjurmët e Vdekjes
E premte, 22-06-2007, 11:31pm (GMT)
(ikje nga vdekja n.1999)
uragani i vdekjes vjen vdekja shpon si heshta mendimet hyjne ne rrjeten e tarantules dhe rruge nuk gjejne mbyllem ne vetvete gjej formulen e pajtimit me vdekjen
heshtje....qetesi.....ne veshet e mij..... rrethon vdekja me litarin e hekurt jeta hyne ne thellesine e zjarrit... hyne ne hirin e feniksit... takimi me vdekjen behet ligj deshte s'deshte duhet ta besh mik... duhet kaluar mbi uren ferrit mbi uren e mekateve .....
atbote xhveshesh nga frika mekatet bien ne lumin e zjarret dhe mbetem ai qe duhet te isha udhetari i botes tejeter.....
ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle mik e kisha vdekjen... mendimet me kishin mbaruar kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....
atje degjoja jehonat mbi varreza e monstrumesh hyra neper hijet e vrasjes dola neper vrimen e gjilperes se ketij mengjezi te percelluar nga flaka e dites se katerdhjete.... te ores se lige qe ishte vjerrur mbi ballin tim....
kam harruar lindjen dhe historine time ne pasqyren e trurit tim... shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...
atehere cikloni i shkatrrimit hyn ne zemren time nuke dija as fillimin e fundit
lumenjte vershuan amen pyjet levizen kur dielli lindi ne syte e mij qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur ku njerzit po luanin vallen e fundit nene hipnozen e satanes
pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit na ftuan ne diten e madhe te krijimit te zbritjes dhe te kthimit....
pastaj u takova me mbretin e horizonteve te purpurta... ne pllaken e profecise ne ritin e lindjes se diellit shpirtin tim e dorzova shpirtin tim e kerkova...
mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia dhe nje dore nga thellsia mbi siperfaqe deti dual ne mengjezin e katerdhjete e nje ne mengjezin e lindjes se gjakut.....
njerzite atebote u ngujuan ne vrimen e çelsit... duke pyetur per diellin e zi...
kur qyteti u zbrazune flinja mbi fjalet e ardhura nga dielli dhe zgjohesha ne krahet e mpire te kondorit... kur qielli ishte mbuluar me pluhurin e dalur nga kellefi i shpates....
atehere shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite ne lisin e djegur nga rrufeja malet u perkulen femijte e posalindur kishin folur per token time e te tjeret kishin ecur mbi siperfaqen e ngrire te ketij shekulli te pa shpirt...
mbi siperfaqen e shkretetires ja beri predikuesi i apokalipses diku prapa diellit...
|