E HUAJ
E merkure, 26-12-2007, 08:57pm (GMT)
Në këtë mbrëmje të trëndafiltë maji u bëra e huaj, e tepërt nën ndryshkjen e ikjes asgjë s’më është aq e shtrenjtë sa ty.
Hi i trishtë bie prapë nga dega e rrëzuar trupin e pemës sime e çajnë orët e pritjes që ulin në gjunjë vetëtimën e dritës. Shiu i pranverës rrebesh frymëzimi gjithçka e përsosur lumturi apo ëndërr nuk vjen fundi i botës qaj ose qesh me veten nga përkulja njerëzore rrëzohet nata e ndrojtur lexoj në dorën e hapur misterin tënd të fshehtë pyes kush më ngjitet pas xhindet, engjëjt apo djajt?
|