EKUACION
E merkure, 26-12-2007, 09:03pm (GMT)
Rrotullohem si toka Nëpër trupin e botës Shtatë vrimat e jetës Një parajsë hareje Gishtërinjtë e mi Vallëzojnë të lirë Në pritje të zgjidhin Ekuacionin e jetës Përkëdhelin shpesh Të njejtën fytyrë.
Endacakët rebelë Ndjekin hijet yjore Përplasen të verbërit Me kataklizma errëtie Ashtu si nyja gordiane Që shtyn psherëtimat Brenda spirales ujore.
Shoh veten në pasqyrë Hakmerrem me dashuri Jam e pazonja të urrej Në këtë botë të çmendur Shtrati sjellë harrimin
|