Atje ne Kosove
E shtune, 23-06-2007, 01:47pm (GMT)
Atje, cudi, je dhe pa qene. S'eshte larg fare.Dhe s'te duhet te udhetosh gjithe jeten. S'eshte ishull. Vazhdimi yt eshte, neper gjak dhe s'di te arrish atje si ne enderren e nje planeti tjeter.Bota
ndjek me ankth beteja qe perseriten pa meshire.Si te ishin hije gladiatoresh dhe tigrash te padukshem. Cahet mishi i popullit, Shqyhen gojet e pushtimit breda teje dhe mbi peisazhin e hershem, te permbysur.
Meridianet te gurte- shkallet te amfiteatrit. Zeri im ze syte me duar per te mos pare vrasjet. Une bie mbi veten, Te tjera vetvete bien mbi mua. Kufomat e mija te pafundme behen muri rrethues i vdekur i nates se asgjese.
|