* * *
E shtune, 23-06-2007, 01:52pm (GMT)
Më njohu qeni i gërmadhave, edhe pse s’më kishte parë kurrë. M’u hodh te këmbët, lëpiu me gjuhë mallëngjimin tim dhe lehu i ngazëllyer.
Qetësohu, qetësohu, ngushëllim i errët imi, lozonjar i tëri.
Sa kohë u bënë që ledhatoj hijen time, përpara prin dhe më pret si qen shtëpie në qoshe tragjedish?
Unë i hedh maska të lumtura. Luaj me to, rrokullisi me putrat e pista sarkazmave të truallit.
|