Pemet vajtosa
E shtune, 23-06-2007, 01:53pm (GMT)
Pemët më të trishtuara në botë janë në Prishtinë.
Vajtojnë rrugëve, janë vetë vajtimet.
Në trup u dhembin si fasho plagësh lajmërimet e bardha të vdekjeve. O Zot! Do të varrosin përsëri ata që i vranë dhe i hodhën në gropat e përbashkëta të luftës!
Nga vdekja të heqësh vdekjen.
Varroset shpesh këtu e njëjta pafajsi, ma thonë pemët, Hekubat e vajtimeve.
Dhe unë ngrij si ato rrugëve të Prishtinës.
|