Kuajt e Mitrovicës
E shtune, 23-06-2007, 01:54pm (GMT)
Kuajt në Mitrovicë, më të hijshëm se ideja e Kuajve të Triumfit, të shëndetshëm dhe të urtë, me xhufkat e verdhëllemta mbi ballë si një tufë rrezesh hyjnore.
Kuajt në Mitrovicë, më të edukuar se ushtarët e huaj tek ura që s’lënë shqiptarët të venë në shtëpitë e tyre në lagjen me sërbë. Urat
Gjithmonë i kam krahasuar me kuajt shekullorë. Kali të çon në bregun tjetër të një legjende, të fut nëpër qytet, sado modern qoftë. Dua të rend pas kuajve të Mitrovicës, të tërheq bashkë me ta ngjarjet drejt ngjarjeve të tjera më të mira.
Kuaj fisnikë të Mitrovicës, adhurimi ndaj jush do të më bëjë sonte kentaur: gjysma zell shtegtimesh me patkonj floriri, gjysma tjetër dhëmbje e madhe njerëzore.
Mitrovicë, 20. 11. 1999
|