Nje bore e cutishme qe bie se prapthi
E shtune, 23-06-2007, 01:59pm (GMT)
Ka rene bore, ka rene bore, cuditerisht eshte e bardhe sikur ne te ishim te lire, ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim dhe supet e te burgosurve qe mbajne krimet e te tjereve. C'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti, i shkelqeu, sikur te ishin ornamente. Jashte qytetet qeshin. Qytetet lozin dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet dhe qellojne me topa bore. Statujat, ne qofte se s'kane vrare te tjeret per t'u ngritur lart. C'mrekulli! Cdo gje eshte bere me e bute, me njerezore, vetem njerezit kane ashpersine e shtetit qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid qe vjen nga qiejt e keshtu do te jete gjithmone. Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze se prapthi, ka dale nga toka si muzg i derrmuar, funebër...
|