Hekurat e frengjisë sime
E shtune, 23-06-2007, 02:08pm (GMT)
Kaq bukur këndoi bilbili te hekurat e frengjisë sime, sa dhe hekurat m'u bënë degë të gjelbra qershie.
Dyshemeja u mbush plot me cicërima
dhe unë mëgjunjazi si therrime buke, si therrime jete një nga një po i mblidhja.
|