Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 09:19pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment XXXV
E shtune, 23-06-2007, 02:51pm (GMT)

Unë e di se letërsia që po bëjmë këtu ka si vlerë të parë aktin e të krijuarit në burg, një mrekulli e rrezikshme, sfiduese që mbart mbi supe (ndërsa duart janë të lidhura) gjithë historinë martire të librit. Unë gjithashtu e di që kjo nuk është vlerë e mirëfilltë letrare, por gjithsesi ky akt i duhet letërsisë. Do ta ushqejë atë si një lumë i nëndheshëm, i turbullt dhe i përgjakur. Ne do të mund të sjellim atë që mungon e jo përmbytjen e asaj që është. Ne jemi të egër, sepse mbartim egërsinë e rrethanave të atyre që i krijuan ato. Dhe faji s’ka si të jetë i yni. Të paktën jo i tëri. Ne s’do të kemi turp nga veprat tona siç do të keni ju për shumë e shumë vepra, për të cilat merrni shpërblim e medalje. Ne - plagët si medalje. Veprat tona të gjymtuara kanë vetëm një çmim: dënimin e madh. Ato janë kafkat e realitetit, asgjë nuk thonë dot, por të paktën paralajmërimit “Rrezik vdekje” i ngjajnë. Nëse nuk mundin të tregojnë jetën, vdekjen e tregojnë, qoftë dhe me shenjëz, me fare pak, me një copëz tel me gjemba. Në hieroglifin e tyre mund të lexosh se nga vjen dhuna, ku shkon e ç’kërkon. Ne s’ditëm të jetojmë, nuk na latë ju, por ne dimë të mbijetojmë, qoftë edhe të vdekur. Vdekja është një çast, por mbasvdekja është e pavdekshme. Për një shkrimtar a nuk është më e rëndësishme pavdekësia e veprës? Leximi i saj ndryshe. Ne krijuam dhe lexuesin tonë të përvuajtur, i dënueshëm pse na lexon, pra mbrojtësi ynë dhe martiri. Afrohu, vëlla, të vdesim së bashku. Ku po shkojmë?


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]