Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:40am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment XXXII
E shtune, 23-06-2007, 02:53pm (GMT)

Të persekutuarit e kësaj kategorie, ish të burgosur a që do të shkonin nëpër burgje, me njerëz të arratisur, të pushkatuar a që do të arratiseshin e do të pushkatoheshin, punonin vetëm në bujqësi ose në ndërtim, zgjoheshin herët, merrnin trastat me bukën me vete, ca djathë e domate (ndonjë i krisur fuste dhe ndonjë libër, sa për t’i prishur punë vetes edhe më) e ktheheshin vonë, flinin shpejt. Martoheshin shpejt, gjithmonë duke marrë te njëri-tjetri, se nuk lejohej të dashuroje përtej klasës tënde, e vdisnin shpejt. Por përgjoheshin rreptësisht, me spiuna nga jashtë dhe nga brënda. I raportohej operativit të lagjes çdo buzagaz i këtushëm, pse, ç’u dha shpresë, trishtimi dhe heshtja, pse, ç’kanë ndërmend të bëjnë?
Të gjitha këto m’i tregonte një pinjoll i familjes së madhe të Butkajve. Punonte bashkë me nënën e vet në ndërtim, bënin llaç e mbartnin tulla me tezgë nëpër shkallë të pambaruara dhe skela që binin shpesh. Nënë e bir. Në një biçikletë të dy. Askush dhe asgjë më. Ai që duhej të ishte i zoti i shtëpisë, ah, nuk e kishin, qe arratisur herët në Gjermani, emigrant politik. Një nga djemtë e të famshmit Sali Butka, Safeti kishte vrarë veten gjatë luftës, sepse nuk duroi dot vëllavrasjen, tradhtinë e komunistëve, mashtrimin, pragun e luftës civile. Me vdekjen e vet bëri apel për bashkim kombëtar. Por vendi ra në krime të tjera dhe në humnerat e luftës së klasave. Po shikoja pllanga gjaku. Befas u bënë fantazma e një violine të dënuar. Rridhnin rekuieme si lumë. Ah, sa e bukur Valbona, ç’kaltërsi thellë mes humnerave të tjetërllojta. Po burimi është i mrekullueshëm. Do të shkojmë? Nuk të lënë pa leje të Degës së Punëve të Brendëshme, është afër kufirit me Jugosllavinë, fillon Kosova aty. Të të kapin andej, konsiderohet si tentativë për arratisje dhe askush nuk të beson se ke dashur të shohësh burimet e Valbonës. Po endesha rrugëve të qytetit verior Bajram Curri me mikun tim, skulptorin Ilmi Hoxha. Pimë një kafe me poetin e këtushëm, të njohur kudo, Ndoc Paplekën, te një klub nën hijen e rëndë të maleve. Bjeshkët e Namuna janë? Më pyeti për vëllimin tim me poezi. Ma kthyen, i thashë. Me gabime ideore. Takova dhe një mikeshën time, kur ishim studentë dhe rapsoden Fatime Sokoli. Pas atij mali është mësues poeti Halit Shamata? Kam ardhur të shkruaj një reportazh për nxënësit e mij, që tani punojnë në ndërtimin e hidroçentralit të Fierzës, thashë. Nga feneri diogjenik te drita gjigande. Dhe endeshin rrugëve, të ndjekur jo vetëm nga sytë kureshtarë të vendasve, por dhe të Sigurimit. Kërkoja Uran Butkën, të dëbuar nga Tirana në Tropojë, nga që ishte i biri i Safetit. Darka në apartamentin e tij ishte e tëra e ngrohtë dhe e përzemërt, intime, me gjellë të mira. Kujtuam librin e Sabri Godos, aq shumë i pëlqyer nga ne, “Plaku i Butkës”, monografi për gjyshin, Saliun e famshëm. Edhe Urani vetë shkruante, por nuk botonte dot. Pikturonte, prandaj dhe në Bajram Curri punonte si dizenjator. Me zërin e butë, aq shumë i njerëzishëm, Urani nuk ngjante i këtij realiteti të ashpër klasor, plot me persekutime e dëbime të befta. Pastaj skulptori shuajti cigaren se nga dhoma tej sollën çupën e vogël se nuk flinte dot. Vetëm.
-E di – më pyeti Urani – Sali Butka shumicën e poezive të veta i ka shkruar në Milovë, në shtëpinë tuaj në Skrapar?
-Po – thashë - ma kishte thënë gjyshi. Dinte përmendësh poezi të tijat dhe nga të dashurisë, të Naim Frashërit. – Qeshëm prapë. Pastaj folëm për zanat dhe shtojzovallet e veriut dhe për kujdesin që duhej të kisha se mos vizita ime për të parë Valbonën shndërrohej ...në arratisje.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]