Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 04:22am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment XXXI
E shtune, 23-06-2007, 02:53pm (GMT)

Në udhën tej ku po vdiste dielli, shihja një tjetër njeri të shëtiste, më përshëndeste me dorë dhe vazhdonte ikjen. Ishte muzikanti i madh Filipeu. Dhe ai kishte qenë në burgun e Burrelit. Fati i tij i keq, qe lauruar në Athinë për dirigjim dhe kitarë dhe i binte violinës mahnitshëm si një magjistar. A, në Athinë, duhej të ishte agjent grek!? Në koncertet pas luftës. Ky e kishte shoqëruar me piano sopranen Tefta Tashko. Gjatë torturave i kishin thyer dy brinjë, pastaj ecte me mundim. Koka e tij e madhe, ballrëndë si Bethoven, gjithmonë i veshur hijshëm, pastër sa dukej vërtet e pamundur në botën agraro-socialiste, ai ngjallte dyshim për dy komitetet, atë të Partisë dhe ekzekutivin, Shillën dhe Haribdën e çdo qyteti shqiptar. Në qelitë e Burrelit Fotaq Filipeu ribënte muzikën e madhe me mend dhe tronditej. Kur e liruan, pas shumë vitesh, nuk e çuan as në Tiranë e as në vendlindje, në Përmet, por në vendin e internimeve, në Lushnje. Po themelohej estrada e qytetit. Bërthama teatrore – im atë me dy-tre të tjerë. Filipeu u caktua të formojë orkestrën. Serioz dhe i paafrueshëm, nervoz, por punëtor i madh, mes amatorëve, nëpër jevgjitër e llustraxhin e këpucarë zgjodhi më të mirët, fizarmoniçistin, trombistin, violinën e parë, xhezbandistin e banditë të tjerë e duke bërë prova natë e ditë, pa ndërprerje, mes bërtitjeve të tij të demonta, duke thyer dhe harqe kokës, ai e bëri qytetin e Lushnjes me një orkestër të mirë. Askush nuk guxonte të afrohej sikur të ishte e ndaluar në sallën ku bënte ai provat. Kishte nxjerrë jashtë dhe sekretarin e Partisë, kurse te aktorët më shpesh bëhej gallatë. U bë shfaqja e parë e bujshme. Artistë të shkëlqyer. Mes tyre dhe ajo, këngëtarja e jashtëzakonshme, Vaçe Zela, që herë kritikohej për fustanin e shkurtër dhe herë për leshrat e gjata, pastaj pse këndonte më mirë këngët spanjolle nga këngët partizane shqiptare, pastaj pushohej nga puna për thyerje të disiplinës proletare e pastaj dekorohej. Unë nuk e harrova kurrë puthjen e Vaçes, më deshi si fëmijën e mikut të saj dhe iku përgjithmonë në kryeqytet, ku u bë Afërditë e këngës moderne shqiptare duke mos ju ndarë kurrë rrufetë e frikshme zeusiane.
Duke mos patur argëtim tjetër, premierat e estradës krijonin pështjellimin e afrimit të një komete a eklipsi, mbërritje ufosh, orgazmë gazi. S’gjendeshin bileta. Shiteshin menjëherë. Të jap biçikletën, më jep biletën, thoshte një shkodran i internuar. Vetëm sot kam leje.
Muzikanti i madh dirigjonte orkestrën e fshehur pas kuintave të skenës. Ai nuk lejohej të shfaqej para publikut. Me aktorët me biografi të keqe siç ishte im atë, s’kishin si t’ja bënin.
Mjeshtri i madh Filipeu arriti me mundime dhe tortura si ato të burgut të krijojë bandën e parë frymore të qytetit. Si gjithmonë me amatorë, jevgjitë, hidraulikë, berberë. Qyteti u trondit nga marrshimi i tyre i tunxhtë, me uniformat blu. Erdhi dhe televizioni për të filmuar. Njerëzit panë në ekranet e rralla të TV-ve nëpër fqinjë me biografi të mirë politike apo në sallat kulturore të ndërmarrjeve bandën e Lushnjes. Kamera merrte me radhë bulçitë e fryra e hurin e daulles, pjata dhe këpucët që mbanin ritmin, instrumentistët nën vezullimet metalore, të cilat shpesh u rrotulloheshin si gjarprinjtë (shumë më të trashë se në legjendën e Laokontit), por asnjëherë nuk u dha portreti i madhërishëm i drejtuesit të bandës. Kameramani qe porositur të ruhej nga mjeshtri Filipeu si djalli nga temjani. Po,po, është e vërtetë, qeshte me ironi mjeshtri i madh, pa pikën e revoltës. Pastaj ai kompozoi Himnin e qytetit, një vals që s’mbarte asgjë nga revolucioni e lufta e klasave e komunizmi lushnjar, por dallgëzim të ëndërrt, ngazëllim qetësues, i cili mungonte dëshpërimisht.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]