Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 02:03pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment XXIX
E shtune, 23-06-2007, 02:55pm (GMT)

S’më ndahej akuza. Nuk i harroja dot dy akt-ekspertizuesit e mij. Ato dy vargjet:

Dritaret janë britma ime që të braktiset
Dhoma e errët e vetmisë.

Aludon për Shqipërinë socialiste, denonconin me shkrim përditë, nat e ditë, me vite, gjersa unë jam ende këtu, që sipas këtij armiku, shtonin ata, është e izoluar, vetëm dhe në terr dhe ky pseudopoet kërkon dritare që të lidhet me vendet borgjezo-revizioniste. Dhe që të dy venë në bibliotekë çdo ditë e zgjedhin vendin pranë dritares, si më me dritë.
Dikush thotë që shembjet bëhen që ngrehinat e reja të mos u ngjajnë bunkerëve, përkundrazi, thonë të tjerët, duhet t’u ngjajnë bunkerëve. Shqipëria është një bunker i madh. Por s’po dinë ç’të bëjnë me Pallatin e shkrimtarëve në Tiranë. Kubist i tëri si ta kishte bërë Pikaso. Arkitekti është në burg? Po, po. Njëherë u mor vendimi të mos quhej sikur e kishte bërë një arkitekt armik, por një tjetër i besuar. Po, po vërtet kështu, buzëqeshte trishtueshëm Shefqet Kau, një i burgosur trupmadh dhe po aq i dëlirë. Nga që ishte marrë me sport dikur. Kjo u duk e pamundur, po thoshte, aq sa dhe çbërja e atij pallatit apo maskimi a shembja e tij? Mbas Pleh...niumit IV, siç i thua ti: pleh...hum-hum, Shqipëria mbyllej e bëhej kriminalisht më enigmatike për botën, kurse brenda nuk lejohej mbyllja, kubizmi për vetveten, si të thuash mbrojtja e saj, por xhveshja, përdhosja e intimes deri në vrasje të saj, rrëfimi në parti, në polici, një sinqeritet i pamëshirë budallai...kurse pastaj, ah, sa i tmerrshëm është burgu. I fshehur pas maleve, enigmatik e ti brënda tij nuk ke ku fshihesh. Je i tejdukshëm përballë tjetrit, veç me njollat e zeza të radioskopisë së vuajtjes nëpër kocka dhe hijen e një libri në gji.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment XXX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]