Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 09:02am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment XXVII
E shtune, 23-06-2007, 02:56pm (GMT)

Qeshja dhe në burg kur kujtoja se në qytetin e vogël të Lezhës, ku unë shkoja shpesh për të kaluar miqtë e mi ahere, Rudolf Markun, Ndoc Gjetjen...dhe ata, krahas shakave armiqësore që bënim, më treguan se Ndoci, pasi kryen shkollën e lartë, kërkon të punojë në bibliotekën e qytetit. Jo, jo, në asnjë mënyrë, u përgjegjën seriozisht, sepse shkruan poezi dhe mëson gjuhë të huaja.

I dënuar me 9 vjet burg në mungesë në Jugosllavi për veprimtari nacionaliste në Kosovë, gazetar i hershëm i “Rilindjes”, Esat Myftari, arratiset në Shqipëri, (në atë pjesë që quhet Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë), mësues në Shëngjin dhe Tale, ka pasionin të grumbullojë libra. Ble nga bukinistët e vjetër ilegalë tërë ata klasikë rusë e francezë. (I gjeta në Përmet, i ruanin në tavanin e një librarie.)
Pothuaj si të gjithë kosovarët e ardhur këtej, edhe Esati arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Shkaku: u rebelua në një mbledhje fshati kundër mësimeve të partisë. Dënohen dhe librat e tij. Me thasë shkarkohen në oborrin e shkollës ku ai kishte dhënë mësim biologjinë. Dhe ju vu zjarri. U dogjën Dostojevskij, Gëte, Turgenievi, Çernishevskij, Man, Hes, libra të vjetër të shqipes, ditari i tij, dorëshkrime, të cilat i kishte mbartur që nga vendlindja, Peja, kur u arratis. Dhe atë burg që nuk e bëri në Jugosllavi, ju shmang sikur serbëve, po e bënte këtu, te atdheu-ëndërr. Por i veçuar në burgun e Ballshit e të Zejmenit. Si emigrant me grekë, sllavë e ndonjë italian. Për komunistët kosovarët s’ishin ende bashkatdhetarë. Veç kur e çonin në ambulancën e burgut, mund të takonte shqiptarë, në prani të policit. Pra duhej të ishte i sëmurë. Thuhej se supa e tyre, nga që ishte burg i të huajve, kishte pak më tepër mish se e jona, por që nuk dukej kurrë.
Esat Myftari bëri një protestë për librat. U qe bërë një trajtim mizor. Edhe një libër si “Historia e dashurisë”, në kroatisht, dhuruar nga emigrantë, meqënëse kishte një fotografi të një gruaje në prehërin e një burri, bëri që i pandehuri të trajtohet si shpërndarës i literaturës pornografike. Jo, është libër që trajton dashurinë në shekuj, tha. Ç’dashuri, thua, i thanë. Në shekuj vetëm dashuria për Partinë është. Edhe kur nuk ishte krijuar? Flasim për shekujt e ardhshëm, ne na takon e ardhmja!
Si përgjigje nga lart për protestën Esatit i kthyen në burg antologjinë “E di një fjalë prej guri”, poezi me autorë nga Kosova, botim i Tiranës. I hap kapakët librit dhe s’gjen asgjë brenda. Kurse nga libri “Tregime të moçme shqiptare” i sollën gjysmën. Dhe një poezi në dorëshkrim. Nëse është e jotja, i thanë...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment XXVIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]