| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rruget e ferrit - Fragment XXV E shtune, 23-06-2007, 02:57pm (GMT) Në fshatin Brusnje, nga andej jam unë, partizanët i vunë flakën shtëpisë tre katëshe të Shero Eminit, pjesmarrës në Luftën e Vlorës, të ’20 dhe në oborr hodhën kapicë librat e bibliotekës së Ago Agajt, të birit. I kishte mbledhur me vite kur kishte qenë në Austri e më vonë ministër. Mbasi librat u bënë shkrumb i zi, sikur të ishin djegur shpirtra, partizanët u larguan. Në Vlorë, në vitin e Eqrem Bej Vlorës, gjendej një nga bibliotekat më të vyera në Ballkan, me libra të lashtë, enciklopedira, doracakë e deri te qitapë të prurë nga Perandoria Osmane. Kudo që shkonte nëpër Evropë, Eqrem Beu sillte veç libra, libra, libra. Shqipëria nuk çlirohet vetëm me pushkë, por edhe me libra. Kur firmoset Akti i Pavarësisë, ai bën pjesë në Pleqësinë me në krye Ismail Qemalin. Flamuri që ngrihet në Vlorë, është i tiji, ja kishte dhuruar arbëreshi Aleks Kastrioti, pasardhës i Skënderbeut. Marigoja qëndisi tjetrin, atë që do të valvitej përjetë në Selinë e Qeverisë. Nejse, Eqrem Beu, i arratisur në Romë, shkon në ambasadën e atdheut të tij atje dhe kërkon takim me atasheun ushtarak a konsullin e Enver Hoxhës. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||