Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 05:09am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment X
E shtune, 23-06-2007, 03:47pm (GMT)

Mbas ngrënies kisha më shumë uri se para saj. Siç duket u ngacmuan gjendrat e oreksit, ju hoq shtresa e pluhurit, mpirja, duke u ngacmuar nga një copëz bukë dhe një lloj lëngu, të cilit po t’i hidhje përsipër pak vaj ulliri apo thërrime djathi (me to në dorë po më priste miku im, Bajo), bëhej i ngrënëshëm. Por ah, mbaroi shpejt. Copa e bukës mbajti 5-6 kafshata e gjella ja – 10 lugë. 2-3 minuta zgjati e tërë dreka e vonë. Por më shumë se një gjysmë ore kalonte me rrjeshtin para depos për të marrë sahanin dhe lugën, që për fat, m’i kishte nxjerrë më parë miku im, Bajo, para se të futeshim në kamp. Treçerek ore para mencës, apo një orë, një javë a shekull, ndërsa brigadat me rend ngjisnin shkallët, ndalnin te sporteli tjetër nga vinin kumbimet e turbullta të kazanit të gjellës.
U ulëm nëpër stolat e gjatë - një copë dërrasë e ashpër, po kështu dhe tryeza, veçse shkëlqente dhe qe bërë e rrëshqitëshme prej lyrës së mbetur nga dikur, gjithmonë nga dikur. 5-6 veta në njërën anë të tavolinës dhe 5-6 veta që përsërisnin këta 5-6 veta përballë dhe përtypeshin. Të egër dhe të mërzitur. 300-400 të burgosur hanin njëkohësisht nën gumëzhimën e varfër të bisedave ashtu si muret, dikur të bardhë, nën tavanin e gungëzuar dhe me njolla lagështie të patharë kurrë, atje ku gjerbte. Një pllangë e tillë po binte dhe mbi sahanin tim, apo ishte ngjashmëria e alumintë në tavan. Sidoqoftë, kur të binte shi, gjella ime do të shtohej prej rrëkesë nga lart. Nga lart vinin të gjitha. Me urdhër nga lart. Me porosi nga lart. E dinë ata lart. Ata lart e ndaluan Festivalin XI të këngës në radio-televizion. Ata lart janë zemëruar me teatrin, ndërsa janë të kënaqur me tufëzimin e bagëtive në kooperativën e... Ç’të duhet ty, merren ata lart me këtë punë, e di partia. Ne nuk pranojmë asgjë mbi kokë, shumë-shumë mund të pranojmë kapelet tona. Ç’janë këto vargje armiqësore, më bërtiste hetuesi. Anarshist! Dhe t’i botuan? S’e do Partinë ti mbi kokë? E? Po partia është në kokë, mbrohesha unë. Në zemër, në zemër, ulërinte hetuesi. Qindrat e lugëve trokëllinin mbi sahanët e tyre si një protestë dhe trembnin mizërinë e mizave. Sahanët pothuaj nuk i kanim më, i fshinim me kafshatën e fundit të bukës, e cila dhe ajo haej, edhe pse kishte shije të hidhët alumini. Sepse dhe një tjetër radhë ishte një tjetër mundim i gjatë. Tubi i ujit, i shpuar me vrima radhazi, (bën ta krahasoj me fyellin e një përbindshi?), rridhte ca çurga të mekura dhe larja e sahanit përfitë ishte një siklet i tepërt.
Ndërkohë aty vëzhgonte dhe priste i burgosuri Ferit Lopa. Pakëz ta lije sahanin mbi parvazin e çezmave, sa për të larë duart a për të pirë ujë, ai, hop, ta merrte. E hume, thosh dhe ta shiste po ty sahatin tënd mbas ca orësh a ditësh. Se s’haej gjithnjë me sahanin e tjetrit. Lirë kushtonte, një paketë cigaresh “Partizani”. Ah, partizanët! A ka qenë partizan Ferit Lopa? Ai thotë “po”. Mbiemri i vërtetë i tij s’është Lopa, por kur vodhi një lopë të kooperativës dhe i veshi çizme fëmijësh që të mos i kuptoheshin gjurmët, ndërsa ikte ta shiste në një pazar larg, dhe thonë se, për ta ngrënë kashtën, i vuri lopës gjyslykët e veta të diellit, jeshile, për ta mashtruar, t’i dukej bar i njom, etj. Etj., ka aventura ai, e kështu i mbeti nofka “Lopa”. Dhe i ngjan shumë asaj tani, ashtu i varen faqet, si lopë të shikon dhe kur flet, bulërin. Po më merreshin mendtë. Diktatura e urisë...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment XII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]