Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 10:52am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
 » Vinçens Prenushi
 » Valbona Bozgo
 » Vath Koreshi
 » Vin Zefiri
 » Vorea Ujko
 » Visar Zhiti
 » Vjollcë Berisha
 » Vasil Premçi
 » Violeta Allmuça
 » Valentina Madani
 » Vladimir Marku
 » Valdete Berisha
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët V » Visar Zhiti
 
Rruget e ferrit - Fragment I
E shtune, 23-06-2007, 03:52pm (GMT)

Në burg, për çudi, kishim dhe libra, të vërtetë, por dhe të pazakonshëm, që së bashku bënim një (anti)jetë prej letrash e të dënuarish, një përzjerje e dobësisë me dhunën. Të dënohesh për shkrime e shkrimet ta vuajnë këtë shkak, dënimi të jetë hedhur mbi letër e letra të tjera të mbartin prangat e njeriut, pastaj të shkëmbesh vëndet dhe shpirtrat me heronjtë, të lexosh, më i zbehtë se fletët, ti fantazmë dhe libri fantazmë e me gishtat që drishen, të lësh njolla të errëta mbi fjalët e shtypura, ngaqë ne, kur dalim nga nëntoka, (turmë e leckosur vdekagjallësh), asgjë nuk na lan dot. Asnjëherë. Se dheu i burgut ka përfshirë gjithë trupin e jetës, që nga vijat e fatit e deri te idealet dhe, ashtu si me minjtë e sëmurë apo me urdhërat e shtetit, përhapet nëpërkudo mjerimi i tij memec. Por unë do të doja të rrëfeja për librat këtu, për hir të një të vërtete, edhe pse e lemerishme. Si i ndëshkojnë, si marrin shenjtërinë e ikonave të fshehura, ribërjen e librave, hapjen e tyre ndryshe, ja ashtu si qelitë, dyshemetë e të cilave i mbushin me ujrat e ferrit e përsipër pluskojnë gjethe dhe degë të kalbura të rënkimeve tona. Eshtë e pamundur të mos shtangësh para martirizimit të njerëzve të letrave, të atyre, që krijojnë dhe atyre që lexojnë, të dënueshëm njëkohësisht, që ngarkohen me atë peshë si me gurët e Sizifit minierave të burgut, ndërsa djajtë vazhdojnë t’i përndjekin shkrimet, i gjykojnë, i gjymtojnë, u hapin plagë të mëdha, shpesh pa lindur ende. Duan t’i zhbëjnë. Betejat, por edhe humbjet, nuk mun të shmangen. Dhe unë jam spërkatur me gjak librash të vrarë. Dëshmia që po shkruaj si ai skllavi i mbërthyer para një kompjuteri të ëndërrt, (me ekranin të zbrazët plot verbëri homerike dhe gjithçka më shfaqet e gërryer mbi rrasa të lashta, nëpër pergamenë epokash, po, po mbi lëkurën time të shqyer), ky rrëfim pra, nëse do të bëhej njëri nga ata lumenj, sipas bestytnisë, do të dëshëroja të kundërtën e çdo shkrimtari: qoftë Lumi Lete, dua të them, të harrohet, harrojeni sa më parë! I dëgjoi krrokamat e hekurta të portave pambarim të burgut, të cilat gjitmonë i hapim ne me vetet tona të tjera e na shtyjnë brenda të tjerë, që jemi po vetë ne? Unë ika. I çmendur. Nga pas nuk dua asnjë vdekatar.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rruget e ferrit - Fragment II (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment III (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment V (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment IX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment X (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XIX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XVIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXVIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXIX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXX (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXI (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIII (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXIV (23-06-2007)
Rruget e ferrit - Fragment XXXV (23-06-2007)
Hekurat e frengjisë sime (23-06-2007)
Koha (23-06-2007)
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi (23-06-2007)
Fundi si fillim (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Fëmijë të lindur nga përdhunimet (23-06-2007)
Kuajt e Mitrovicës (23-06-2007)
Shiu i Prishtinës (23-06-2007)
Pemet vajtosa (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
* * * (23-06-2007)
Ne nje takim nderkombetar poezie (23-06-2007)
Si shkohet ne Kosove (23-06-2007)
Atje ne Kosove (23-06-2007)
Cigare burgu (23-06-2007)
Carjet (23-06-2007)
Ditelindja ime ne qeli (23-06-2007)
Elegji per te mbyturit e te premtes para Pashkeve (23-06-2007)
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu (23-06-2007)
Varrimet per se dyti (23-06-2007)
Jetoj ne syrin tend (23-06-2007)
Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit (23-06-2007)
Zbathur shetitet neper buzet e mia (23-06-2007)
Skeleti (23-06-2007)
Rrethimi (23-06-2007)
Greve urie (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Visar Zhiti

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]