Nė aeroport
E shtune, 23-06-2007, 01:12pm (GMT)
Gusht i vonuar. E unė i kredhur nė zhegun e aeroportit tė Tiranės shijoja njė ditė fėmijnije duke kėrkuar fillin e bjerrė. Nga pista e fluturimit njė zė mė thirri: Mirė se vjen vėlla Vore! Prej kah vinte ai zė? Ishte vallė zėri i babės apo zėri i vėllait? Tė dallova e m'u duke njė shtegtar udhėtimesh tė gjata nėn qiej tė shndritshėm. Dėgjova pėrshėndetjen e ngrohtė dhe pashė fytyrėn e butė ku lexova sihariqe tė sigurt. Nga sa mot ne u kishim ndarė? Oh, rrahje zemre! Askurrė s'kam qenė ashtu i lehtė nė hovin tim tė pastėr. E mė rrethuan krahė. brenda njė rrethi vllazėrie. Pastaj vrapuam drejt Tiranės dhe e ndjeva veten njė zog me cicėrima dielli nė gjoks. Gra tė gėzueshme nėpėr fusha i buzėqeshnin birit qė kthehej.
|