Letërsia Shqiptare

MBI GJOKSIN TËND
E diel, 24-02-2008, 02:34am (GMT)

Emri yt gërryhet
Nëpër damarët
E shpirtit tim

I strukur
Nën hijen
E së kaluarës që e mbulon

Shtriji duart kah unë
Të përqafohemi
Me afsh e me mall

Tamam aty në horizontin
Ku në të njëjtën kohë
Takohet e puthitet ditënata

Ëndrra e rinisë sonë
Aty mbi re të arta
Syhapur fle

Bilbili këngën e tij më të bukur
Aty e shndërron në vaj
Mbi gjoksin tënd si dikur
Edhe njëherë me lot dua të qaj



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.