DITË E ZYMTË
E diel, 24-02-2008, 02:35am (GMT)
Dielli i zbehtë Ndritë ditën e vdekur...
Shpresa humbet në kujtimet E iluzioneve të pavdekshme...
Mes gishtrinjëve Shpalosi qiellin palë palë...
Qetësia që këndon Lexon në ballin tim Këngët e plagëve ...
Në rrudhat e fytyrës Mbeti e shënuar ditë e zymtë Dhjetë shkurti dymijë e shtatë E larë me gjakun e njomë...
Mbi toprakun tonë Djajtë edhe një herë Hedhën vallen e çmendurisë ...
15. 02. 2007.
|