Letërsia Shqiptare

ËNDRRAT E VJEDHURA
E diel, 24-02-2008, 02:39am (GMT)

Nga unë
Mundohem ti fshehë
Ëndrrat e mia

Mbi ballin tim
Nga një rrudhë
Çdo ditë shtohet

Në fytin e tharë
Mbi buzë t’plasaritura
Era pëshpëritë agonin e jetës
Në qelbësirën e vjeshtës së vonë

Kthej shikimin pas horizonteve
Sytë e përlotura kërkojnë
Lumturinë e zhdukur në errësirë
Nga shpirti në kohën e shkelur

Delli i balit më pëlcet
Si qielli gjatë vetëtimës
E në ballin tim qartë lexohen
Ëndrrat e vjedhura...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.