NËNËS SIME
E diel, 24-02-2008, 02:41am (GMT)
Në ëndrrën e natës që iku pa kthim Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele I bëre të mëndafshtë Si flladi i verës në mbrëmje...
Kujtimet për Ty Zbritën qerpikëve të mi Të larë me lot...
Mbi varrin tënd u përkula E hapa portën e zemrës së djegur Ajo u gjunjëzua totalisht
Elhamin zëshëm ta këndova Shpirti më dridhej si në ankth E fjala më mbeti në fytin e tharë...
Mbi mollëzat e faqeve M’u rrokullisën lot dhembjeje Ranë mbi varrin tënd Me lule mbuluar Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!
|