I ETUR JAM
E hene, 10-03-2008, 06:55pm (GMT)
I etur jam Për fjalë të sinqerta Që nëpër shpirt kalojnë Dhe ngjallin ndjenjat e ekzistimit...
Djalli më sjellë shqetësime Më duket se jam në ëndërr Dhe vallëzoj me hijen time Dy herë më të gjatë se unë...
Uria dhe varfëria Shtrëngojnë barkun e thatë E tensioni i lartë i gjakut Në gjoksin tim krijon dhembje anginoze...
Mushkëritë hapen dhe mbyllen Me frymëmarrjen time të thellë Dhe ndjej aromën e luleve robinje Të pranverës së hershme...
|