KUJT T’I GËZOHEM
E shtune, 19-04-2008, 03:36pm (GMT)
Më thanë: Në momentin kur linde Linde me vaj të madh...
Qetësia... Shërbëtore e natës Mi këndon këngët e heshtjes E shpirti shëtit këngëve të parënduara...
Qetësia... Zëshëm jehon në shpirtin tim Portën e jetës e mbylla me buzë E flaka e turpit lëpin natën e heshtur...
Në varrin e mbyllur Në errësirën e errësirës Shndërrit kandili i Allahut...
E unë... Kujt t’i gëzohem më shumë Ditëlindjes apo ditëvdekjes?
|