Letërsia Shqiptare

KUJT T’I GËZOHEM
E shtune, 19-04-2008, 03:36pm (GMT)

Më thanë:
Në momentin kur linde
Linde me vaj të madh...

Qetësia...
Shërbëtore e natës
Mi këndon këngët e heshtjes
E shpirti shëtit këngëve të parënduara...

Qetësia...
Zëshëm jehon në shpirtin tim
Portën e jetës e mbylla me buzë
E flaka e turpit lëpin natën e heshtur...

Në varrin e mbyllur
Në errësirën e errësirës
Shndërrit kandili i Allahut...

E unë...
Kujt t’i gëzohem më shumë
Ditëlindjes apo ditëvdekjes?



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.