Fjala
E shtune, 23-06-2007, 05:00pm (GMT)
I thane fjales: tani je e lire Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh : nuk me duhet E c’ me duhet kur s’ u thashe atehere kur duhet? Kam mbetur pa krahe , Kam mbetur pa qiell, Jam jete pa enderr, Jam enderr pa jete. I thane fjales: je e lire Veshtire, tha fjala sa veshtire Te besosh se je e lire; Pasi ke ngrene rrokjet e tua, Pasi ke mbetur cung Dhe liria behet burg . I thane fjales: liria jeton. Fjala ua ktheu : S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton I thane fjales: ti je liria Per ta kuptuar kete duhet fare pak Ajo e besoi, Ajo hapi gojen, Por ne vend te tingujve Prej saj doli gjak
21 shkurt 1986
|